E konfirmon Kryeministri: Pagat u rritën edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve

21:27 / E premte, 12 Janar 2018

 

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës do të rriten nga ky muaj. Këtë e ka konfirmuar vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se kjo rritje do të bëhet krahas rritjes së pagave që u janë bërë zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Shefi i ekzekutivit thotë se vendimi për rritjen e këtyre pagave është në përputhje me buxhetin.

 

“Vendimi i mëhershëm i rritjes së pagave për zyrtarët e qeverisë dhe pagës sime nuk ka implikime buxhetore. Nuk është ndonjë shumë e madhe. Nuk është numri i madh i njerëzve. Por, nga ky vendim do të përfitojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët, sepse kjo është ekuivalencë. Vendimi është marrë vitin e kaluar dhe është i planifikuar në buxhet ”, ka thënë kryeministri Haradinaj në një konferencë për media.

Ai ka treguar se gjatë ditës së sotme janë rritur edhe ndihmat sociale për 20 për qind.

“Ne nuk do të ndalemi me kaq. Pagat do të rriten në vazhdimësi, ne nuk do të ndalemi këtu”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400