E rëndë kjo për Donikën, dikuar e konsideronte tradhti koalicionin AAK-PDK

17:06 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi i është rikthyer sërish partisë së vjetër, AAK-së. Këtë e ka bërë të ditur lideri i AAK-së njëherësh kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
E kohë më parë, tanimë deputetja e AAK’së,e konsideronte tradhti koalicionin AA’PDK. Në kohën kur Donika ishte në Vetëvendosje reagonte me mllef ndaj Ramush Haradinaj.

Kadaj-Bujupi, kishte thënë se bashkimi i AAK-së dhe Nismës me PDK-në në koalicionin parazgjedhor dhe në qeverisjen e vendit ka qenë tradhti ndaj popullit. Sipas saj, një bashkim i tillë pas shumë e shumë akuzave mes palëve është i rëndë për popullin dhe është i pafalshëm.

“Kur e kam braktis AAK-në kam dëshmuar edhe simbolikisht mospajtimin tim që të bëhet një bashkim i tillë. Konsideroj se është një gabim shumë i madh. E para ishte se ishin dy tema për të cilat opozita ishte e bashkuar. E kujtojmë 9 janarin kur e gjithë popullata ishte në protestë për dy kauza. Dhe menjëherë pas asaj dy subjekte u tërhoqën. Njerëzit thyhen shpirtërisht kur ka tradhti. E kujtojmë edhe vitin 2014 kur qytetarët ndiheshin të tradhtuar dhe nisi ajo vala e ikjes. E njëjta po ndihet edhe sot. Është e rëndë dhe është e pafalshme për ata që deri pak para koalicionit thoshin se do të qëndronin larg me PDK-në, ndërsa më pas për çështje të kolltukut u bashkuan”, kishte thënë ajo kohë më parë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400