Edhe SBASHK-u kërkon nga Qeveria paga më meritore

17:08 / E enjte, 12 Korrik 2018

Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, është takuar sot me koordinatorin nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri.

Sipas një kumtese të SBASH, ky takim është mbajtur me qëllim që të jenë të informuara nga dora e parë dhe saktë Qeveria dhe institucionet tjera të shtetit lidhur me kundërshtimin e bazuar të SBASHK-ut përkitazi me radhitjen degraduese dhe vlerësimin jo meritor të sektorit të arsimit në tabelën e Projektligjit të pagave dhe me qëllim që faktet e argumentet e SBASHK-ut që tregojnë se sektori i arsimit meriton radhitje tjetër dhe meritore të arrijnë në adresat e duhura.

“Delegacioni i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion ka përcjellë te z. Tahiri zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse nuk përfillen faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme”, thuhet nën njoftimin për media.

Sipas të njëjtës, koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar gjithë këto do t’i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë për çështjet e ngritura.

Ai thuhet të ketë deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t’i ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes ligjit çështja e pagave.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400