Edhe Vitia lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”

21:51 / E diell, 17 Qershor 2018

Nga mesi i shtatorit, do të fillojnë punimet në fshatin Gërlicë për kyçjen e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferri”.

Ka tre vjet që qytetarët e kësaj komune kanë kërkuar një gjë të tillë, por pos premtimeve, deri më tash nuk ka pasur asgjë konkrete, raporton KTV, transmeton Gazeta InfoPress.

Ndonëse i vonuar, ky vendim konsiderohet i domosdoshëm, sidomos për bizneset e kësaj komune.

Realizimi i këtij projekti nuk do t’i shërbejë vetëm Vitisë por gjithë rajonit të Anamoravës, thotë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.

E shoqëria civile kishte organizuar protestë në rast se nuk do të merreshin parasysh kërkesat e tyre.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka ndonjë parallogari të saktë se sa do të kushtojë por sipas bizneseve të kësaj komune, llogaritet që lidhja rrugore të kushtojë deri në 500 mijë euro.

Zejna, nga kabineti i ministrit Lekaj, ka thënë se ende s’ka asnjë paramasë e as llogari të saktë. Sipas tij, duhet të shikohet edhe modeli i kësaj kyçjeje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400