Edi Rama tregon që sa kohë nuk flet me Saimir Tahirin

01:11 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar për herë të parë sot në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 se vendimin e marrë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin u kërkuan prova që e lidhnin me përgjimet e trafikantëve të drogës, ka pasur 100% mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Të gjithë ata partnerë ndërkombëtarë që kanë ndjekur çështjen janë 100% dakord për mënyrën se si kemi proceduar. Jetojmë akoma në një shtet demokratik”,- deklaroi Rama.

E ndërsa nuk pranoi të komentonte gjetjen e patentave të Tahirit ne mjetin e biznesmenit të arrestuar në Elbasan, Rama tregoi edhe faktin se që nga kjo çështje e dytë që i shtohet dosjes së ish-ministrit nuk ka folur me të.

A ke folur me zotin Tahiri pas çështjes Sota?

“Jo nuk kam folur”,- u përgjigj Rama.

Gjatë intervistës kryeministri vazhdoi të mbronte idenë e tij se pse mediat në vend janë të pabesueshme.

I pyetur nga Eni Vasili se pse gazetarët janë për t’ju qarë hallin, Rama me një gur qëlloi dy zogj. Ai u shpreh se sot në opinionin publik, mediat janë po aq të pabesueshme sa dhe gjykatat.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400