Egjiptianët kanë një kërkesë për shtetin e Kosovës

21:19 / E shtunë, 23 Qershor 2018

Në kuadër të 11 festave zyrtare të Republikës së Kosovës që përcaktohen me një ligj të veçantë, komuniteti egjiptian po synon ta shtojë dhe një tjetër, transmeton Gazeta InfoPress.

Tashmë pjesëtarë të këtij komuniteti kanë filluar procedurat për përfshirjen në ligj edhe të 24 Qershorit që do të shënohej si festë memoriale e komunitetit egjiptian.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, tregon se deri tash është penguar një gjë e tillë pasi për miratim kërkohen 2 / 3 e deputetëve të komunitetit.

Berisha përmend dy tentativat e dështuara për këtë kërkesë.
E zv.ministri i Arsimit i këtij komuniteti, Artan Berisha, thotë se është e padrejtë që nxënësit e komunitetit egjiptian të mos e kenë një ditë të tyre për festë.

Zv.kryetari i Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, Xhelal Sveqla, i ka thënë KTV-së, se është hartuar një draft që përmban edhe këtë kërkesë, por që ende nuk dihet se kur do të dërgohet për miratim në Kuvend.

Megjithatë, Sveqla ka thënë se kërkesa e komunitetit egjiptian e ka përkrahjen e komisionit parlamentar.

Në anën tjetër, komuniteti egjiptian thotë se institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi ndaj tyre, pasi edhe ata janë kontribuues të mëdhenj të shtet-ndërtimin e vendit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400