
Ekskluzive: Grabovci tërhiqet nga kandidimi për deputet
21:59 / E premte, 19 Maj 2017
Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim e sipër të listës me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës.Njëherësh kjo listë si duket do të ketë ndryshime rrënjësore. Është pikërisht deputeti njëherësh ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka konfirmuar për Indeksonline se tërhiqet nga kandidimi për deputetë. Grabovci ka bërë të ditur se edhe pse ishte në listë, vullnetarisht ka zgjedhur që të mos kandidojë “Unë vullnetarisht edhe pse jam në listën kandiduese do të bëjë përpjekje për t’u tërhjekur nga lista kandiduese për t’i lehtësuar punën të tjerëve që të jenë pjesë e kandidimit. Vetëm nga vullneti për t’iu dhënë shansin njerëzve të ri, frymës s re për të qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Do të jap kontributin tim maksimal aty ku ka nevojë partia, aty ku po përcaktohem”, ka thënë Grabovci. Gjithashtu Grabovci ka theksuar se e gjithë kjo po bëhet që PDK t’i japë mundësinë të rinjve që të inkuadrohen në parti. “Po bëjmë përpjekje për të futur një frymë të re në Partinë Demokratike të Kosovës dhe jam ithtar i kësaj frymë që t’i lëshohet rrugë gjeneratës së re. Partia ka Legjislativin është edhe ekzekutivin dhe partia që kanë nevojë për njerëz dhe unë do të përcaktohem që të jem në shërbim të partisë”, ka shtuar Grabovci. Ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të kësaj liste dhe dorëzimit të saj në KQZ. Po ashtu duhet përkujtuar që PDK kësaj radhe në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit do të shkojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën./Indeksonline/ Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Rahovec: Një nxënës bie nga dritarja e klasës
-
Haliti: Nuk marrim pjesë në tryeza të thirrura nga Isa Mustafa
-
Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë kosovarët
-
Burri i postoi foto në “Facebook”, e arreston Policia e Kosovës
-
Komenti i presidentit për iniciativat e fundit të LDK-së dhe PDK-së
-
Ky është 24 vjeçari që vdiq sot pas aksidentit me motoçikletë
-
Rriten tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë – çka po ndodhë në Ballkan?
-
Pal Lekaj hedh akuza të rënda mbi ish-ministrin Lutfi Zharku
-
Kush merr pjesë sot në tryezën e LDK-së?
-
Vdes në QKUK, motoçiklisti që u aksidentua dje në Fushë Kosovë (Foto)
-
Raporti i “Freedom House” për Shqipërinë
-
Deputeti Rugova: Në UÇK, 70 për qind e luftëtarëve ishin nga LDK-ja
-
Platforma për dialog ta ketë brenda parimin e reciprocitetit me Serbinë
-
Gold AG publikon bisedën e fundit me Artin
-
Hoxhaj: Asociacioni dhe ulësja në OKB vijnë në të njejtën kohë
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë
-
BE në luftë? Alarm derisa merret vendim për tërheqjen e miliardave nga Evropa Lindore dhe Qëndrore
-
Kërkohet rritja e kontrollit mbi FSK-në dhe Policinë e Kosovës
-
Skenës politike në Kosovë i shtohet një parti e re
-
Sot varroset aktori Art Kurti