EKSKLUZIVE: Kërcënojnë me luftë familjarët e dëshmorëve të Kumanovës! Të fala Ahmetit, Zaevit e Grubit!

22:45 / E hëne, 10 Korrik 2017

 

Familjarët e të dëshmorëve të Kumanovës së bashku me familjarët e të burgosurve, përmes një reagimi dërguar Gazetës InfoPress, kanë kërcënuar Ali Ahmetin, Zoran Zaevin dhe Artan Grubin.

Fmiljarët thonë se Ali Ahmeti i ka tradhtuar e dorëzuar para policisë së Maqedonisë clirimtarët e 2001.

Ata i qojnë të fala Zoran Zaevit e Artan Grubit, duke i kërcënuar se më mirë është më mbyllë kufirin se nuk ka forcë që i ndalon.

Ky është reagimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Qfare jeni duke mendu bre?

Na I vrate dhjete djem dhe na i burgoset 38 e ju mendoni se na per hater jua falum,e I gjujtem djemt tane ne varre e kemi djem mu lan mu kalb neper kazamatet sllave,apo?

Jo jo ska dite qe si vajtojm,jo pse u vrajten per Ilirid por per tradhtin I qajm,e malltretimet qnjerzore qe ua bani qe dy vite….!

Per atdhe I japim edhe te fundit por tradhetin se falum se sna e lejon zakoni e ju ne vend qe te na ndihmoni per drejtesi,ju doni edhe shoket ne burg ti denoni me burg te perjetshum e nga 15 e 20 vite burg.

Jo jo se kete sua fal as zoti e as robi.

O Ali Ahmeti ngrite zerin e qu ne kemb se keta djem jane ata qe luftuan ne 2001 e fal tyre je aty ku je,merit e tyre o Ali Ahmeti……

Nese ti si ke dergu ne Kumanov,ti I ke tradhetu e dorezu para policise Maqedone Qlirimtaret e 2001,eshte e vertet.

Pse si le te vriten si burrat bile por po I vrasin qdo dite.

Nuk ju ke shku as ne gjygj si deshmitar kete smund e mohon.,

Por tregoje veten tash spaku se e dim qe mundesh sepse e ke kualicionin e qeverin ne dore,e mos lejo te te denohen ushtaret e lirise,liroj edhe ata qe po kalben burgjeve sllave mbas lufte, perndryshe jemi te gatshëm te marrum hak,e syt na u kan qorru e nuk shofim me ku e kend,se qe dy vite keni lujt me dhimbjen tone, Plaga ende dhemb e ende eshrat  djemve tone sju kan kalbur.

Hapeni syt e te fala Artan Grubit e Zaevit e lironi djemt ose me mire mbyllne kufirin se ska force qe na ndalon as nuk njofim me shtet,ushtar,polic a civil.

Boll me,na I lironi 38 djemt tane se I kemi amanet nga Mirsadi,Begu,Xhaferi,Arbeni,Hyseni,Fatlumi,Turgaji,Samidi,Nysreti e Valoni….

Familjaret e te vrareve dhe te burgosurve

Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400