Ekskluzive: “Mos luani me ata të cilët e sollën lirinë”, flet i zhgënjyer njëri nga themeluesit e UÇK-së

13:37 / E diell, 14 Janar 2018

 

Flet ekskluzivisht njëri nga themeluesit e UÇK-së, Selim Haziri-BEKRIA, i cili ka shpërthyer me deklaratën e tij.Kërkon që të ndalohet mashtrimi i popullit.

Më poshtë ju sjellim deklaratën e tij të plotë

“Mos luani me ata te cilët na ndihmuan të gëzojmë lirië e Kosovës!
Mjaft se jeni bërë krejt bajat dhe të pa cipë ashtu siç keni qenë…! Keni kap dhe keni përvetësuar shumë nga lufta ! Ju keni rrejt krejt kohën duke u paraqit si komandantë e perfaqësues të UÇK-së. Boll keni rrejt ! Shumë keni fituar në kurrizin e djersën e luftëtarëve të vërtetë të lirisë e sidomos gjakut të dëshmorëve.

Qe 20 vite keni mashtru popullin dhe miqtë ndërkombëtar në emër të luftës së drejtë të UÇK-së, në krye të së cilës ishin të rinjtë; djem e vajza të devotshëm të përkushtuar në luftën për liri. Keni rrejt gjatë gjithë kohës dhe keni manipuluar edhe miqtë ndërkombëtar duke i rrejt si ‘njerëz të luftës e të paqes’.

Boll ma! Boll se na batë horë, e nuk e di a ju ka mbetë pak fytyrë…meqenëse s’keni pas kurrë fytyrë të sinqertë e të vërtetë. Boll, se ju vret mallkimi i nënave e motrave të dëshmorëve.Boll ma, se ju vret mallkimi i fëmijëve të dëshmorëve e të gjithë atyre luftëtarëve të vërtetë që mbetë pa gjymtyrë e sot jetojnë në mjerim, në mshirën e kohës.

Ju e keni bërë Kosovën si pronë private t’juajën! Keni kap institucionet e shtetit me matrapazë e pjatëlëpirsa pa kurrizorë për çdo sistem apo okupatorë në Kosovë. Keni nda e përqa familjet e dëshmorve për interesat e juja, keni vendosur njerëz jo meritorë në krye të shoqatave të dalurve nga lufta, njerëz që nuk perfaqësojnë më shumë se vetveten dhe klikën e juaj politike.

Ata thirren në emër të shoqatave por kush i emërojë ata në krye!? Veteranët e vërtetë dhe që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin edhe sot, jo se jo..! Andaj! Mos luani me zjarrin dhe ndjenjat e popullit e sidomos të luftëtarëve të vërtetë sepse nuk do rrimë më duarkryq para të keqës që po i bëni Kosovës.

Ne kemi hesht deri tani duke shpresuar se do mbusheni mend dhe do reflektoni pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e Kosovës, duke e ruajtur dhe punuar së bashku për të mirën e qytetarëve së bashku me SHBA-të dhe aleatët tjerë ndërkombëtar.

Boll! Mos lusni e mos provokoni mirsjelljen e miqve ndërkombëtar për shfuqizimin apo ndryshim e ligjit për Gjykatën Speciale të cilin ligj ju vetë e keni votuar para 2 viteve ne Parlament.

Nëse për 17 vite në pushtet e 10 vite të shpalljes së pavarësisë nuk ishit në gjendje të formoni drejtësi e gjykata kredibile si çdo vend me demokraci të lartë, por duke rujtur pozitat tuaja dhe duke ngritur shkallën korrupcionit e krimit të organizuar nga njerëzit që ju vetë i keni vendosur në krye të institucioneve keni dashur që tërë jetën të qëndroni në pushtet dhe të përfitoni në kurriz të popullit që ia keni humbur edhe shpresën.

A keni pak fytyrë e të shikoni njëherë ku ishim dhe me sa mund e gjak u fitua liria! Ju bëni shaka para qytetarëve! Ju bëni pushime me shuma marramendëse e argëtoheni ndërsa miqtë ndërkombëtar duhet të qëndrojnë 24 orë kujdestar për të mos lejuar që për shkak të disa individëve, qofshin ata ish bashkëluftëtar tonë apo edhe politikan, të pësojë gjithë Kosova e të kthehet disa vite prapa. Por edhe ashtu të vonuar jemi për shkakun tuaj.

Boll se na batë horë e na humbët dinjitetin dhe besën si shqiptar! Ashtu si pas lufte që me dinakëri e pabesi keni marrë pozita duke u vetemëruar komandanta e përfaqësues të UÇK-së ashtu keni vazhduar deri më tani të vetëemëroni edhe njerëzit e korruptuar në shoqatat e luftës që ishin dhe janë vegël e juja..!

Mos luani me ata të cilët na ndihmuan!

I zhgënjyer, Selim Haziri-Bekria, njëri nga themeluesit e UÇK-së.”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400