Ekskluzive/Rama flet për herë të parë për patentat e Tahirit

23:26 / E martë, 14 Nëntor 2017

Edi Rama ka folur në News 24 edhe për patentat e Tahrit të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota. 

Ai tha se nuk ishte avokati i Tahirit dhe se për këtë çështje duhet të flasë Prokuroria.

“The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij.

Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse është e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo jo,” tha Rama.

I pyetur nga gazetarja Kryeministri tha se kur e kishte marrë vesh ishte ndjerë shumë konfuz.

Ai tha se në fakt ishte faji i medias dhe Prokurorisë që pretenduan arrestimin e Tahirit kur nuk kishte prova konkrete.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400