Ekspertiza e policisë: Aqif Rakipi del i pafajshëm, fajin e pati viktima

01:02 / E diell, 13 Gusht 2017

Top Channel ka zbuluar ekspertizën e policisë, sipas të cilës, Aqif Rakipi vërtet ishte tej normave të shpejtësisë, vërtet është larguar nga vendi i ngjarjes, por është i pafajshëm për përplasjen me pasojë vdekjen e tregtarit.

“Nga të dhënat e para hetimore si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okularë, rezulton se viktima sapo kishte zbritur nga një furgon bashkë me dy persona të tjerë.
Në tentativë për të shkuar në anën tjetër të rrugës, ai kaloi para furgonit që kishte ndaluar, kur u përplas nga benzi që drejtohej nga Rakipi.
Burime pranë grupit hetimor janë shprehur për Top Channel se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të atë segment rrugor.
Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi” raporton Top Channel.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400