Evropës po i shterojnë fëmijët

18:29 / E mërkure, 11 Janar 2017

Gratë në Evropë, e veçanërisht në pjesën jugore të kontinentit të vjetër, tentojnë të kenë më pak fëmijë. Ky është konkluzioni i një raporti të hartuar nga francezët. Sipas tij, rreth 25 për qind e femrave të lindura në vitet ’70 mund të mbeten pa fëmijë, krahasuar me mesataren prej 15 për qind në vendet e Evropës së Veriut, apo 18 për qind në Evropën Perëndimore.

Gratë në Evropë, e veçanërisht në pjesën jugore të kontinentit të vjetër, tentojnë të kenë më pak fëmijë. Ky është konkluzioni i një raporti të hartuar nga francezët. Sipas tij, rreth 25 për qind e femrave të lindura në vitet ’70 mund të mbeten pa fëmijë, krahasuar me mesataren prej 15 për qind në vendet e Evropës së Veriut, apo 18 për qind në Evropën Perëndimore.

 Faktorë të tillë si pasiguria për të pasur një vend pune dhe mungesa e politikave të punësimit miqësore ndaj familjes shpjegojnë rritjen e të qenit pa fëmijë në mënyrë jovullnetare, thuhet në raport. Megjithatë, ai thekson se të qenit pa fëmijë ka qenë një tregues me nivele të larta edhe rreth një shekull më parë.Rreth 17-25% e femrave të lindura në dekadën e parë të shekullit të XX mbetën pa fëmijë, për shkaqe të ndryshme si vdekja e shumë burrave në moshë martese gjatë Luftës së Parë Botërore, emigracionit të meshkujve të rinj nga vendet e varfra, apo edhe efektet e “Depresionit të Madh” të vitit 1929.

Që prej atëherë, trendi mesatar i femrave pa fëmijë në Evropë ka krijuar një formë U-je, sipas Institutit Kombëtar francez të Studimeve Demografike.

Mungesa e fëmijëve arriti nivelet më të ulëta mes grave të lindura në vitet ’30-’40, prindër të gjeneratës të famshme për “bumin” e fëmijëve, të cilët shijuan mirëqenien e postluftës, falë papunësisë në shifra të ulëta dhe sistemeve bujare të mirëqenies shtetërore.

Në Evropën Lindore, “bumi” në lindshmëri zgjati më gjatë sesa në Perëndim – thuhet në raport, – i ndikuar nga mungesa e kontraceptivëve që u bënë të disponueshme në Perëndim. Por mospasja e fëmijëve pësoi një rritje të ndjeshme mes femrave të lindura në vitet ’40 në Perëndim dhe vitet ’60 në Lindje, transmeton tch.

“Shumica e tendeve ekonomike dhe kulturore të gjysmës së dytë të shekullit të fundit duket se kanë shtyrë femrat dhe meshkujt të mbeten pa fëmijë”, thuhet gjithashtu në raport. Ai citon gjithashtu papunësinë e lartë, “politikat jo të duhura familjare” dhe “pabarazia e vazhdueshme gjinore në ndarjet e punëve dhe kujdesit ndaj fëmijëve” janë ndër faktorët më të rëndësishëm. Në përfundim të raportit theksohet se “mungesa e fëmijëve do të vijojë të rritet në Evropën qendrore dhe lindore”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400