Familjarët e heronjve ndezin flakadanin e “Flakës së Janarit”

17:47 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Familjarët e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë bërë ndezjen e flakadanit për nder të manifestimit “Flaka e Janarit”, që mbahet çdo vit në Gjilan.

 Në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan përfundoi edhe aktiviteti për ditën e sotme të manifestimit tradicional që do zgjas deri më 17 janar.Gjatë ditës ka pasur aktivitete për nder të këtij manifestimi. Komuna e Gjilanit ka organizuar një takim me familjarët e dëshmorëve, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe kanë vizituar kazermën e FSK-së.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400