Fisnik Ismaili e pyet një militant të VV-së: Nëse jap dorëheqje nga partia, a cilësohet tradhti?

23:24 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka bërë pak debat me një militant të partisë së tij, në internet.
Një simpatizant i VV’së e ka akuzuar Ismailin, në Facebook, se e ka tradhtuar partinë.

Deputeti i VV’së, i rreshtuar në krahun e kundërshtarëve të kryetarit Albin Kurti në parti, i është përgjigjur menjëherë atij.

“Unë dorëheqje s’kam dhanë. Po hajt, po e zamë se po jap, e po dal. Qysh cilësohet saktë kjo si tradhti, po më intereson, nëse nuk i bashkëngjitëm ndoj armiku?”, e ka pyetur Ismaili simpatizantin e VV’së.

“Me dal e me u nda prej Albinit nashta bash bash tradhti nuk esht se eshe vllezerit ndahen por shije shum te keqe po na leni”, i është përgjigjur përkrahësi i VV’së, Ismailit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400