Flet kreu i ri i LIBRA: Përjashtimi i Hafizit nga partia, vendim i drejtë

23:59 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Drejtuesi i ri i partisë Libra, Endri Tafani në intervistën e parë televizive e konsideroi të arsyetuar vendimin e Komisionit të Etikës në këtë parti për të përjashtuar profesoren dhe ish-deputeten e njohur Mimoza Hafizi.
“Vendimi i Komisionit të Etikës është publikuar në faqen zyrtare të Libras. Nuk kam qenë unë që kam qenë pjesë e këtij komisioni të zgjedhur nga Bërthama e kaluar. Në zgjedhjet e reja janë komisionerë të ri. Nuk kam asnjë forcë mbi vendimet e Komisionit të Etikës dhe nga ana ligjore mu duk i bazuar. Po të lexoni vendimin e Komisionit, kuptoni edhe atë masë ekstreme të largimit. Po të lexoni çfarë shkruhet aty dhe veprimet që janë kryer janë të rënda. Arsyetimet më janë dukur bindëse. Vendimi i Komisionit të Etikës për një jurist është i pranueshëm”, tha ai ne ora news.

I pyetur se nga do të orientohet partia Libra, Tafani tha se është ende herët për këtë.

“Është tepër herët të flasim për zgjedhjet, pasi ato janë tepër larg. Për momentin jemi të përqendruar tek riorganizimi i Libra-s. Ka qenë një situatë që i ka bërë mirë Libra. Ka një pjesë në Libra që nuk e kaloi pjesën e zhgënjimit të rezultatit të zgjedhjeve

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400