Gazeta ‘Le Figaro’ raporton për arrestimin e Haradinajt

22:21 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

E përditshmja franceze “Le Figaro” ka raportuar për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kërkuar nga Serbia për krime lufte, është arrestuar sot në aeroportin Basel-Mulhouse-Friborg, kanë bërë të ditur burimet policore franceze”, shkruan “Le Figaro”.

“Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse”, thuhet në shkrimin e gazetës franceze.

“Një fletarrestim ndërkombëtar ndaj tij është lëshuar më 2004 nga Serbia. Ish-udhëheqësi i kryengritësve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë ka qenë kryeministër në vitet 2004 dhe 2005. I gjykuar për krime lufte, ai është shfajësuar dy herë nga Tribunali i OKB’së në Hagë”, përfundon shkrimi i “Le Figaro”.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400