Gjakova kërkon përgjegjësi për vrasjen e nënës me të bijën nga kryefamiljari

08:33 / E premte, 10 Gusht 2018

Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), organizojnë marrshim prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjecare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Individ e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar kërkojnë t’i japet fund dhunës dhe t’u thon të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!

Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.

Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400