Gjini: Qytetarët e Gjakovës treguan se mbështesin vizionin për bashkim

00:22 / E hëne, 20 Nëntor 2017

Kandidati i komunës së AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini ka dalë të jetë fitues në këtë komunë.

Gjini ka fituar 53.95 përqind të votave, duke lënë pas kandidaten Mimoza Kusari-Lila me vetëm 46.51 përqind.

Nga rezultati i këtij balotazhi AAK del të jetë fituese në shtatë komuna, ndërsa Gjini është shprehur i lumtur për rezultatet.

Gjini madje ka theksuar se ndjen përgjegjësi për katër vitet që vijnë dhe se mesazhi i tij kryesor gjatë kësaj fushate ka qenë bashkimi i njerëzve, dhe se kjo ide do t’i prijë gjatë katër viteve të ardhshme, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Gjakovës,
Urime zgjedhjet!
Po aq sa jam i lumtur dhe i gëzuar që kam marrur besimin tuaj, aq ndjej edhe përgjegjësi për katër vitet qe vijnë, që nga ky qast.
Mesazhi im kryesor gjatë kësaj fushate ka qenë bashkimi i njerezve, kjo ide do të më prijë gjatë katër viteve.
I falenderojë të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e Aleancës, keni qenë të mrekullueshëm.
I falenderojë edhe mbështetesit nga PDK, PSHDK dhe Nisma.
Qytetarët e Gjakovës kanë treguar se e mbështesin vizionin tonë për bashkim.
Në të njejtën kohë, gjithë atyre që sonte ndihen humbës ju premtoj se krejt çka kanë humbur është një garë politike.
Unë dhe gjithë kolegët e mi do të kujdesemi që asnjë qytetar i Gjakovës të mos jetë humbës por të gjithë fitues!
Sinqerisht i juaji,
Ardian Gjini

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400