Gratë heshtin ndaj gjuhës së Veselit

20:32 / E martë, 17 Prill 2018

 

Debati mes Kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të opozitës, shpesh del jashtë kontrollit.
Kështu ndodhi edhe të hënën kur Veseli po diskutonte me deputeten e VV-së, Drita Millaku.

Një sjellje e tillë, nxiti reagimin e Millakut.

Por një ditë pas ajo nuk ka dashur të flasë për këtë diskutim askpak parlamentar, raporton T7.
Ai që ka folur edhe është i habitur më këtë gjuhë të përseritur të Veselit, është Artan Murati nga KDI.

Murati thotë së gjuha ofenduese e Veselit është e orientuar më shumë kah deputetet e LVV-së.

Kryetari i Kuvendit, ka pasur edhe momente tjera kur nuk ka arritur ta kontrollojë vetën.

Por kjo gjuhë nuk është kritikuar nga Grupi i Grave deputete që është udhëhequr me herët nga Blerta Deliu e tash nga Mexhide Mjaku-Topalli.

Fakti që të dy këto deputete janë me PDK-në, është e kuptueshme edhe heshtja e tyre kur pyeten për sjelljet e veselit.

Por është për t’u habitur se pse refuzoi të përgjigjet deputetja e LDK-së, ndonëse fillimisht pranoi të flas për këtë temë.

Në anën tjetër, e shqetësuar nga shprehjet e kreut të Kuvendit është deputetja, Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës ka një rregullore që përcakton sjelljet e deputetëve por ajo nuk përfshinë edhe Kryetarin e Kuvendit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400