GRECO: Shqipëria përparim në luftën ndaj korrupsionit

16:10 / E enjte, 12 Korrik 2018

Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës i njohur si GRECO vlerëson përparimin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të saj për të luftuar korrupsionin në lidhje me anëtarët e parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët.

Në raportin e saj publikuar të enjten, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria ka përmbushur plotësisht 4 nga 10 rekomandimet e bëra në draftin paraardhës të 2014-ës ndërsa 6 rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.

GRECO vlerëson se miratimi i Kodit të Sjelljes për deputetët plotësoi një hendek të rëndësishëm për transparencën e konfliktit të interesit; aktiviteteve shtesë; dhuratave, etj; Kërkohet vetëm që të merren masa për ta futur këtë Kod menjëherë në zbatim. Hap pozitiv, raporti sheh edhe vendimin për të shkurtuar kohën e kontrolleve të deklaratave të deputetëve dhe publikimin e tyre online.

Sa u takon gjyqtarëve theksi vihet te reforma në drejtësi dhe Vettingu me qëllim luftën kundër korrupsionit në këtë sistem. Zhvillime pozitiv konsiderohet krijimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për trajtimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve, por thekson që ky pozicion duhet vënë në zbatim. Vërejtje merr vonesa në vlerësimet periodike të gjyqtarëve.

Për sa u përket prokurorëve, GRECO rekomandon të përmirësohen më tej kriteret për vlerësimin e tyre sa i takon integritetit dhe etikës ndërsa kërkon që kriteret e vlerësimit të bëhen transparente. Në fund të raportit, Shqipërisë i lihet afat deri në mars të 2019-ës për të përmbushur çështjet e lëna pezull.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400