Gruaja vjedhë zingjirin në Prishtinë në vlerë 850 euro (Video)

23:30 / E premte, 20 Tetor 2017

Një vjedhje e një zingjiri të arit ka ndodhur në një nga argjendaritë në Prishtinë. Pronari i argjendarisë, Afrim Jaha ka publikuar videon ku shihet se si një femër arrinë ta vjedhë zingjirin që sipas tij ka vlerë 850 euro. 

Jaha ka treguar se kjo ngjarje ka ndodhur me 2 tetor në dyqanin e tij prapa Komunës së Prishtinës.

Ka thënë se vetëm pas një kohe është vërejtur se në dyqanin e tij po mungon një zinxhir vlera e të cilit është rreth 850 euro.

Ndërsa Jaha nuk ka lajmëruar policinë për një arsyeje.

“Policinë nuk e kom lajmërua se po pres që pas kësaj video që e shohin me e kthye zinxhirin brenda tri ditëve pastaj unë mundem me i denoncua”, ka thënë Jaha.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400