Habit Rama: Berisha është një lider dhe kjo s’diskutohet!

08:58 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në News 24 përballë gazetares Eni Vasili.

Pas një periudhe qetësie nga ana e tij dhe “bombash” në lidhje me Tahirin dhe drogën në vend, kryeministri ka zgjedhur të flasë hapur përballë mediave.

Gjatë intervistës, Rama foli edhe njëherë në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Rama deklaroi se për të ai është një lidër dhe nuk e vë në diskutim.

“Sali Berisha është lider dhe kjo nuk diskutohet. Por është një natyrë lidershipi krejt tjetër nga natyra ime dhe lidershipi që unë pëlqej. Unë e shoh lidershipin si një lojë shahu, kurse ai si një valle me shpata”-tha Rama.

Fjala e plotë e Ramës për Berishën

Sali Berisha është lider dhe kjo nuk diskutohet. Por është një natyrë lidershipi krejt tjetër nga natyra ime dhe lidershipi që unë pëlqej.

Unë e shoh lidershipin si një lojë shahu, kurse ai si një valle me shpata. Kam përshtypjen që për të më e rëndësishme sesa rruga që duhet bërë, është kundërshtari që konkurron.

Ai e jeton betejën në çdo sekondë me në radhë të parë kundërshtarin që duhet ta shkatërrojë dhe pastaj rrugën që duhet të ndërtojë.

Kjo ka bërë që të mos bëjë dot gjërat që duhet të bënte PD, por është marrë vetëm me shkatërrimin e kundërshtarit.

Atë më shumë e hidhëron suksesi i tjetrit sesa e gëzon suksesi i vet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400