Hap kamerat e sigurisë, pronarja e dyqanit në Tiranë skandalizohet nga ajo që zbulon

23:20 / E martë, 23 Janar 2018

 

 

Pronarja e një dyqani këpucësh në Tiranë ka zbuluar një skandal që i ka ndodhur në biznesin e saj.

 Ajo ka rrëfyer për JOQ.al se një situatë të sikletshme ka kaluar njëra prej shitëseve, të cilës i është vjedhur një produkt sy më sy.

Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e mëposhtme, zonja që ka mbërritur në dyqan dhe mban një çadër rozë në dorë, është në mesomoshë.
Ajo hutohet deri diku duke bërë muhabet me shitësen në lidhje me produktet dhe më pas shitësja largon vëmendjen prej saj, pasi të tjerë klientë hyjnë në dyqan.
Më tej zonja, teksa sheh që shitësja nuk e ka mendjen, fut në çantën e saj një portofol dhe largohet me lezet e pa rënë në sy.
Pasi ka kontrolluar kamerat e sigurisë, pronarja e dyqanit në Tiranë ka vënë duart në kokë, e më shumë për shkak të moshës e veprimit, sesa i vjen keq për portofolin e vjedhur.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400