Haradinaj: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

22:12 / E shtunë, 19 Maj 2018

 

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.

“I kemi dëgjuar edhe zyrtarët e BE’së se Asociacioni bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës’, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit thekson se njohja nga Serbia dhe Asociacioni janë çështje të ndara.

“Këto janë të ndara. E para ndodh në Kosovë nga Kosova. Asociacioni është vepër e Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës se ashtu e parasheh edhe marrëveshja”, thotë Haradinaj në emisionin ‘Debat’ në RTK.

“Çështja e njohjes reciproke është çështje dypalëshe në këtë rast. Edhe Asociacioni buron nga dialogu mirëpo prapë se prapë është çështje që ndodh vetëm në Kosovë. Krijimi dhe zbatimi është në Kosovë ndërsa njohja reciproke na implikon ne, Serbinë dhe palët tjera”, theksoi ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400