“Haradinaj është në arrest sepse kemi një qeveri të padijshme dhe të paaftë”

19:03 / E mërkure, 11 Janar 2017

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është në arrest pasi sipas tij kemi një qeveri të padijshme dhe të paaftë.

 “Kjo qeveri nuk ka asnjë arsye të qëndrojë në pushtet. Një qeveri që nuk i del krah një lideri atëherë nuk duhet të qëndrojë në pushtet”.“Mustafa e dënonte ashpër arrestimin e Haradinajt. Kjo tregon paaftësinë e kësaj kaste politike që drejton me vendin”.

Sejdiu në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që duhet të rivendoset menjëherë sovraniteti i Kosovës në të gjithë territorin.

“Janë të gatshëm që ta lënë një Serbi që ka qenë agresive që përsëri të jetë agresive. Zoti Haradinaj sot është në arrest sepse kemi një qeveri të padijshme, jo që Serbia po e bën mirë punën e saj”.

“Kemi 73 marrëveshje, ku 71 prej tyre nuk janë të zbatuara. Reciprocitet i menjëhershëm, ndalim i dialogut dhe menjëherë rivendosje e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin”, ka thënë Sejdiu.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400