Haradinaj: Gjermania, partner i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë

21:00 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Ai thotë se Sigmar Gabriel dëshmoi mbështetjen gjermane për rrugën evropiane të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme gjermane për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. E njoftova mikun gjerman për zhvillimet në Kosovë, përfshirë përparimet në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga MSA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj thotë se Gjermania është partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë.

“Gjermania vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë. Ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. Mirënjohës Gjermanisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në çdo kohë”, ka shkruar Haradinaj.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400