Haradinaj ia qan hallin Azem Sylës së akuzuar për krim të organizuar

12:04 / E mërkure, 14 Mars 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kritikuar gjyqësorin në vend, duke përmendur edhe rastin e ish’deputetit të PDK’së Azem Syla. Ai ka thënë se në këtë rast më shumë ka faj gjyqësori se sa Azem Syla.

Syla që po akuzohet për tjetërsim të tokave, pas disa muaj në burg, këto ditë është liruar për të u mbrojtur në liri.

“E myten atë Azem Sylen o burrë, që 5 vjet sillet nëpër gjyqe. Ki edhe njerëz të tu nëpër gjykatë. Ma n’faj është gjyqësori se sa Azem Syla”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Në anën tjetër media e edhe opinioni publik, ka qenë shumë kritik ndaj gjyqësorit pse ka vendosur që ish’shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Azem Sla të mbrohet në liri. Por, reagim të llojit të tillë nuk ka pasur për raste të tjera, që pothuajse të gjithë procesin gjyqësor e kanë kryer pa qenë asnjë ditë në burg. Dy raste të ngjashme i ka pasur kreu i Nisma’s Fatmir Limaj, i cili që të dyja këto procese gjyqësore i ka përmbyllur duke u mbrojtur në liri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400