Haradinaj-LDK-së: Turp, ka fakte që ju e keni lënë Kosovën pa ushtri!

10:51 / E mërkure, 14 Mars 2018

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi sipas tij, kjo parti e ka lënë vendin pa ushtri.

Ai ka përmendur një takim që kishin krerët e shtetit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket ushtrisë është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Në ambasadën amerikane kur ishim me Thacin, Pacollin… na kanë ofru 2014 për me bo ushtrinë. LDK ka dasht mu bo patriote atëherë. Na kanë qujt tradhtar. Për 4 vjet na kanë lanë. Pyeti amerikanët dhe i gjeni transkriptet. E keni lënë Kosovën pa ushtri qe 10 vjet, turp duhet me ju ardhë. Nuk jau kisha thënë t’ishi kanë më të kujdesshëm”, u shpreh ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400