Haradinaj: Limaj e Thaçi darkojnë së bashku, sjelljet në publik për vota

19:02 / E mërkure, 04 Korrik 2018

Kryeministri Haradinaj thotë se mungesa e Fatmir Limajt dhe ministrave të Nismës në raportimin e Presidentit Thaçi në Qeveri ishte ‘lojë për vota’ pasi, sipas tij, Limaj e Thaci kanë raporte të mira.

 

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Gazetën Express dhe Televizionin 7 ka komentuar mungesën e zëvendësit të tij, Fatmir Limajt dhe ministrave të Nismës në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi Presidenti Hashim Thaci.

Kryeministri Haradinaj thotë se nuk e di nëse mungesa e Limajt dhe ministrave të Nismës ishte bojkot por thotë se arsyetimet e mëpasshme të tyre janë veç një lojë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili të martën tha se refuzuan të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku prezent ishte Presidenti Thaci sepse ministrat e Nismës ishin lajmëruar shumë vonë për këtë raportim të Presidentit.

Të gjitha këto, sipas Kryeministrit janë vetëm lojëra të partnerit qeveritar për vota.

Haradinaj thotë se se i ka parë disa herë në darka zv.kryeministrin Limaj dhe Presidentin Thaci, prandaj nuk e kupton pse refuzuan të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë kur aty erdhi Presidenti Thaçi.

 

 

FRONTAL LIVE

Publiée par T7 sur Mercredi 4 juillet 2018

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400