Haradinaj ndalon fjalimin në seancë kur dëgjon imamin në xhami

19:22 / E enjte, 14 Qershor 2018

Feja myslimane ka pesë vakte të faljes, atë të mëngjesit, drekës, ikindisë, akshamit dhe jacisë.

Namazi i drekës falet në orën 13:00 dhe sipas riteve myslimane në kohën kur thirret ezani nga imami i xhamisë, ata që janë duke punuar pushojnë pak në shenjë respekti për fejëjtë veproi sot edhe kryeministri Ramush Haradinajn.

Derisa ishte duke folur në seancë ku ishte thirrur në interpelancë për subvencionet e ndara nga ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, Haradinaj bëri një gjest që u mirëprit nga të gjithë.

Ai me të dëgjuar zërin e imamit në xhaminë që gjendet jo fort larg ndërtesës së Kuvendit e ndali fjalën, ani pse thirrja e ezanit ishte pothuajse në përfundim.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400