Haradinaj: Në Bruksel nuk diskutohen kufijtë

14:16 / E enjte, 30 Gusht 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në dialogun me Serbinë nuk mund të bisedohet për territorin dhe kufijtë e Kosovës.

Pas takimit që ai dhe krerë të tjerë institucionalë kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj tha se në këtë takim është bërë e qartë se askush nuk mund të bisedojë me Serbinë për kufijtë e Kosovës.

“Njohja reciproke është e nevojshme. Procesi i dialogut nuk nënkupton diskutim të territorit as të kufijve të Kosovës. Presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton jo vetëm territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por vetëm i ushtron funksionet e veta në kuadër të Kushtetutës dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit”, tha Haradinaj.

“Ajo çka është me rëndësi është të kemi qëndrim të qartë institucional se territori, kufijtë nuk diskutohen. Nuk janë çështje për diskutim në kuadër të dialogu”, tha Haradinaj pas takimit.

Sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në dialog, është shumë e rëndësishme.
Në takim me presidentin Thaçi, ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Takimi i radhës në Bruksel, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq është paraparë të zhvillohet më 7 shtator./rel

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400