Haradinaj në takim lamtumirës me shefin e deritashëm të USAID

13:24 / E enjte, 12 Korrik 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në historinë e Kosovës, USAID do të njihet si një organizatë prijëse në ndihmën dhe përkrahjen e vendit përmes projekteve të qëndrueshme dhe kredibile.

“Kjo organizatë ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit.

Falënderimin e veçantë në emër të popullit të Kosovës, ia përcolla sot në takim lamtumirës shefit të deritashëm të USAID, James Hope”, ka shkruar Haradinaj.

Shefi i Ekezekutivit theksoi se z. Hope i uruansuksese në rrugëtimin e ri dhe e nderuan me hartën e artë të Kosovës, për rolin e tij të pazëvendësueshëm në shumë storie suksesi për ne. ” Faleminderit James”, shkroi ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400