Haradinaj: Nesër e marrim rekomandin për vizat, por puna nuk kryhet nesër

16:34 / E martë, 17 Korrik 2018

Një ditë para se të niset në Bruksel, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar pse po shkojnë atje bashkë me bartësit e tjerë të institucioneve. Ka thënë se atje po i çojnë liberalizimi i vizave, raportet me BE’në dhe dialogu me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nesër pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e kriterit të fundit për liberalizim.

Me këtë rast, Haradinaj është shprehur optimist se ky raport do të jetë pozitiv.

Çështja e liberalizimit siç ka thënë shefi i ekzekutivit, do të jetë temë e diskutimit edhe gjatë takimit të krerëve institucionalë dhe atyre të Bashkimit Evropian nesër.

“Agjenda e Kosovës me Brukselin përmban të gjitha temat, prej MSA-së, një temë tjetër që na intereson është liberalizimi dhe dialogu. Nuk e kemi ende një agjendë përfundimtare. Tri temat do jenë: marrëdhëniet kontraktuale Kosovë-BE, liberalizimi dhe dialogu”, tha Haradinaj.

Pavarësisht lajmit të mirë që pritet të merret, sipas tij, nuk përfundon puna e liberalizimit.

“Nuk kryhet puna nesër, nesër do ta kemi një prej tri vendimeve, është kriteri i komisionit. Të paktën ashtu po pritet, ky proces nuk ka kthim mbrapa ”, shtoi ai pas mbledhjes së qeverisë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400