Haradinaj nesër në Samitin digjital të Shkupit, takohet me Mogherinin dhe Hahn

15:41 / E martë, 17 Prill 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të udhëtojë për në Maqedoni, ku nesër pritet që të jetë pjesë e Samitit të parë digjital të Ballkanit Perëndimor.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja për media e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila tha se në agjendën e nesërme të Kryeministrit Haradinaj është përfshirë dhe një takim i tij me Përfaqëuesen e lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini si dhe Komisionerin Europian Johannes Hahn.

Ky samit do të bëjë bashkë kryeministrat dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit nga Bashkimi Europian, përfaqësuesit e Komisionit Europian, RCC, përfaqësuesit e Industrisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Komuniteti Akademik, të rinjtë e pjesëmarrës të tjerë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400