Haradinaj për rastin e Azem Sylës: “E mytën njerin…”

11:15 / E mërkure, 14 Mars 2018

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit përmendi rastin gjyqësor “Toka”, ku i përfshiri kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas tij, gjyqësori ka një pjesë të fajit kryesor për zhegitjen e rasteve të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Sylës, transmeton Indeksonline.

“E mytën Azem Sylën qe nja 5 vjet i ka bo në procese gjyqësore. S’mahen njerëz në pakufi në procese por jepja përgjigjen. Mua më kujtohet rasti kur ja ka nis rasti i Azem Sylës por një rast nuk mundet me shku në pakufi. E merr vëlla faturën ose je i fajshëm ose s’je”, u shpreh ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400