Haradinaj priti shefin e Njësisë për Kosovën në KE, David Cullen

16:37 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Shefin e Njësisë D3 për Kosovën, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, David Cullen, me të cilin diskutuan për avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën.

Haradinaj me këtë rast ka njoftuar, Cullen për masat që i ka ndërmarrë kabineti i tij qeveritar për të dinamizuar implementimin e MSA-së dhe ERA-s, për reformat në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe në përmirësimin e kushteve të klimës së biznesit në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Nga ana e tij, Cullen ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe i përcolli falënderimet nga Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, në përkushtimin e shtuar të Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane. Cullen poashtu ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetje buxhetore sektoriale, kryesisht në fushat e administratës publike dhe energjisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, z.Mahir Yagcillar, i cili u zotua në drejtim të angazhimit politik për mbështetjen buxhetore sektoriale në Reformën e Administratës Publike, thuhet në komunikatën për media.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400