Haradinaj: Qeveria do ta mbështesë çdo iniciativë tjetër që e përmirëson mirëqenien tonë

13:42 / E enjte, 03 Maj 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm për mbështetjen e të gjitha iniciativa që kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Ai sot ka takuar delegacionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra Regjionale për Evropë, të kryesuar nga Monika Kosinska, ku u dakorduam që bashkë të punojmë që Prishtina dhe qytete të tjera të bëhen pjesë e rrjetit ndërkombëtarë të Qyteteve të Shëndetshme.

Haradinaj në facebook ka shkruar se ky koncept, nënkupton përmirësimin e jetës së qytetarit, duke krijuar strategji afatgjate dhe duke përfshirë të gjitha aspektet jetësore..

“Qeveria do ta mbështesë këtë nismë dhe çdo iniciativë tjetër që e përmirëson mirëqenien tone”, ka shkruar ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400