Haradinaj- qytetarëve: Pas tre muajve askush s’ka me guxu me gjujtë bërllog

15:00 / E mërkure, 29 Gusht 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist mbi suksesin që ai beson se do ta ketë aksioni i përgjithshëm i pastrimit në Kosovë.

Ai në konferencën pas takimit që pati me Task Forcën për pastrimin e ambientit në Kosovë tregoi për planin operativ të këtij aksioni

“Institicuonet e vendit jemi duke punuar së bashku që me 15 të fillojmë me aksionin të pastrojmë Kosovën. Aksioni do të zgjasë 3 muaj, deri më 15 dhjetor dhe pas 3 muajve s’kanë me guxu me gjujtë berllog”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, këshilltarja e Haradinaj dhe ish- Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj tha se aktivitete do të ketë në pushtetin qendror dhe lokal.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj kampanje, është hera e parë do të jemi bashkë dhe do të krijojmë një vend më të pastër. Kemi detajuar te gjitha aktivitet konkrete nëpër ministri të linjës dhe nëpër komuna”, tha Reshitaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400