Haradinaj shkon në Maqedoni

14:01 / E martë, 17 Prill 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ministrja për Mjedisi, Albena Reshitaj sot do ta vizitojnë Maqedoninë. Gjatë qëndrimit të Reshitaj në Shkup, ajo do të takohet me ministrin për Mjedis Jetësor Sadulla Duraki.

Siç bëhet e ditur, kryeministri Ramush Haradinaj nesër do të mirëpritet nga homologu i tij Zoran Zaev. Ardhja e tij ngjall shpresat për pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, shumica e të cilëve janë të dënuar me burg të përjetshëm.

Kryeministri Haradinaj u ka premtuar familjarëve të tyre se do të angazhohet maksimalisht që drejtësia të vijë në vend lidhur me pjesëtarët e këtij grupi.

Ardhja e Haradinajt në Shkup ka shtuar optimizmin edhe te mbrojtja e pjesëtarëve të Grupit, të cilët shpresojnë se kjo paraqet një sinjal se do të përmirësohet padrejtësia që sipas tyre, u bë në “rastin e montuar Lagja e Trimave”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400