Haradinaj: S`ka ushtar të UÇK-së që s`mbanë armë pa leje, unë do ta bëja të ligjshme

23:39 / E premte, 20 Tetor 2017

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës ka deklaruar se do ta përkrahte një ligj që do të lejonte mbajtjen e armëve.

I pyetur nga gazetari në rtv Dukagjini, për një nga këshilltarët e tij të cilit ia kishin gjetur një armë pa leje, Haradinaj ka thënë se nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk mbanë armë pa leje, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka shtuar se do e kishte bërë një ligj si në Amerikë, ku personi dënohet nëse nuk mbanë armë.

“Nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk ka allti pa leje. Për mua nuk përbën ndonjë problem, është diçka normale. E kisha bë ligjin si në Amerikë, nëse të gjen pa allti në shokë, me të dënu. Unë i kam disa pikëpamje të miat”, ka thënë ai

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400