Haradinaj s’pushon as të shtunave, aktivizohet për zgjedhjet e partisë (Foto)

19:07 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministri, Ramush Haradinaj nuk po pushon as vikendeve.

Ai sot ka pritur në takim strukturat e AAK-së nga disa komuna të Kosovës, shkruan Indeksonline. Për këtë, Haradinaj ka shkruar në Facebook.

“Në takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës, i njoftova për dinamikat dhe prioritetet e Qeverisë.

Bashkëbiseduam edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, të cilat i kam shpallur ditë më parë”, ka shkruar Haradinaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400