Haradinaj takon kryeministrin e Danimarkës, flasin për vizat

14:14 / E enjte, 17 Maj 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Sofjes, kanë zhvilluar disa takime me udhëheqës të vendeve evropiane.

 Një ndër ta është edhe ai me kryeministrin e Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se me kryemistrin danez kanë folur për progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit, si kriter i fundit për heqjen e vizave.

Haradinaj  ka thënë se Danimarka do të jetë mbështetëse në rrugën euroatlantike.

“Gjatë takimit me kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, në margjina të Samitit të Sofjës, folëm për progresin e Kosovës sa i përket sundimit të ligjit si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, që janë europianët e fundit, të cilët nuk e gëzojnë këtë të drejtë”.

“Danimarka është një mbështetëse e madhe e rrugëtimit tonë euroatlantik dhe ky shtet do të jetë avokues i Kosovës në këtë aspekt”, ka shkruar Haradinaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400