Haradinaj takon kryetarin e Listës Serbe, asnjë fjalë për kthimin e tyre në Qeveri

17:05 / E enjte, 12 Korrik 2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.

Ne këtë takim sipas Qeverisë u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social.

Nga njoftimi i Qeverisë, kuptohet se në këtë takim nuk është biseduar për mundësinë e kthimit të Listës Serbe në Qeveri.

Kujtojmë se Lista Serbe e cila ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës është larguar, pas arrestimit të Marko Gjuriqit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400