Haradinaj uron të rinjtë e Kosovës, ka disa fjalë për ta!

13:02 / E diell, 12 Gusht 2018

Kryeministri e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh Kryetar i AAK-së ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë “kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë”. Porse ka thënë se ende ka shumë sfida, ani pse sipas tij, Kosova është vend që ofron.

“Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit.

Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400