Harrohet 53 milionëshi: Kryeministri dhe ministri festojnë me ‘Bechtel Enka’

14:21 / E enjte, 14 Qershor 2018
Buxhetit të shtetit i kushtoi me 53 milionë euro humbje për t’ia dhënë kompanisë ‘Bechtel Enka’. Por vetëm pak ditë pas këtij skandali, këto miliona hasën në harresë. Tash, kryeministri Ramush Haradinaj po shihet duke festuar me këta zyrtarë të Bechtelit.
Kjo ndodhi në ditën e inauguruimit të segmentit  të parafundit të autostradës “Arbën Xhaferi.

“Kosova me rrugët moderne po e ndryshon fizionominë ekonomike dhe po garanton rritjen e investimeve. Sot, inauguruam segmentin e parafundit të autostradës “Arbën Xhaferi. Rëndësia strategjike e Kosovës po fuqizohet, me përmbylljen e infrastrukturës rrugore, duke u pozicionuar në arkitekturën e re të rajonit dhe të Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Qeveria ka ndarë 53 milionë euro kompensim për këtë kompani, pas zgjatjes së kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400