Hasani pas dënimit: Lumezi e ka provimin e jurisprudencës të falsifikuar

15:58 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Ish-rektori i UP-së dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani pas dënimit me 1 vit burg me kusht ka dërguar mediave një email me anë të së cilit ka thënë se kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi provimin e jurisprudencës e ka të falsifikuar.

Hasani në këtë email dërguar mediave ka shkruar se raporti i tij dëshmon se Lumezi nuk e ka të vlefshëm ligjërisht provimin e jurisprudencës.

Sipas tij ky provim është një kusht i domosdoshëm për të ushtruar profesionin e avokatit gjyqtarit dhe prokurorit.

Hasani këtë raport thotë se do ua dërgojë të gjitha vendeve të Kuintit në Kosovë të cilat sipas tij i kanë dhënë Kosovës pasuri pafund nga taksat e qytetarëve të tyre me qellim që ta ndihmojnë për të ecur drejt rrugës se integrimeve euro-atlantike dhe kulturës së tyre juridiko-politike.

“Këto vende kanë të drejtë të dinë për këtë rrethanë që ka të bëjë me ty, krahas qytetarëve dhe opinionit publik në Kosovë dhe më gjerë. Përfaqësuesit e këtyre vendeve janë me ty në ‘cc’ të këtij mesazhi, siç mund ta vëresh edhe vetë. Përveç tyre, raporti u dërgohet edhe përfaqësuesve të institucioneve partnere të Kosovës: BE, KE dhe OSBE”, ka shkruar Hasani në emailin të cilin ia ka dërguar përveq mediave edhe Lumezit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400