Haxhiu: Vetëvendosja e LDK-ja bllokuan formimin e ushtrisë për inat të Hashim Thaçit

15:32 / E mërkure, 14 Mars 2018

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për 100-ditëshin e Qeverisë Haradinaj, pati kritika të ashpra ndaj opozitës për mosvotimin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Haxhiu tha se arsyeja pse Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kososvës nuk dëshiruan ta votojnë këtë proces ishte vetëm inati personal me tash Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, raporton lajmi.net.

“Të gjithë ju qe keni qenë në tri mandate mund të ju them se për një inat ndaj Hashim Thacit, atëherë LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk kanë dashtë me e votu ushtrinë e Kosovës, Lista Serbe ka pas kërkesat e tyre e ndërkaq AAK-ja ka qenë opozitë dhe ka pasë qëndrimet e veta, ka humb shansa, mund të tregojmë njëri tjetrit edhe historitë e vitit 1998, mirëpo ato histori dihen” deklaroi Haxhiu.

Haxhiu pati kritika ndaj deputetëve të Vetëvendosjes edhe për refuzimin që ata po i bëjnë marrëveshjes së ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ku shtoi se për ta nuk është fort e rëndësishme që kjo marrëveshje të kalojë pasi që një shumicë dërrmuese e tyre posedojnë nga dy e më shumë pasaporta.

“80 përqind e deputetëve të Kosovës kanë pasaportë tjetër dhe nuk kanë fort për hatër liberalizimin e vizave, disa janë të akomoduar dhe nuk kanë problem për të lëvizur në asnjë vend të botës”, përfundoi Haxhiu.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400