Haziri anulon konkursin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, shkilte ligjin (Dokument)

23:44 / E premte, 12 Janar 2018

 

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar konkursin e Drejtorisë së Arsimit, për shkak, sipas tij, të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, nëpërmjet rrjetit social Facebook, i cili ka thënë se toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi.

“Sapo e anulova një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit dhe autorizova rishpalljen e tij. Toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi. Ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përkundrazi, jemi të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan. Shihemi!”, ka shkruar Haziri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400