Haziri mbështetë protestën për lirimin e Ramush Haradinaj

13:36 / E mërkure, 11 Janar 2017

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur mbështetjen për protestën e sotme të organizuar me kërkesën për lirimin nga ndalimi në shtetin e Francës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Mbështesim fuqishëm protestën e sotme të organizuar për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj, i cili në dy procese e dëshmoi pafajësinë e tij. Prandaj, mendojmë se ai duhet të lirohet dhe të kontribuoj për Republikën e Kosovës. Shqiptarët historikisht kanë qenë të përndjekur nga Serbia padrejtësisht, me akuza të paqëndrueshme sikurse në rastin e z. Haradinaj. Kjo çasje destruktive e Serbisë duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë dhe të mos përfillet nga shtetet aleate të Republikës sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400