Haziri: PDK është e para që do ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj

21:26 / E mërkure, 21 Shkurt 2018

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se çfarëdo vendimi që LDK-ja nesër do të marr, do të jetë unike me të gjithë deputetët e saj.
Këto komente, Haziri i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, deri sa pozitës i tërhoqi vërejtjen duke kërkuar që të kenë parasysh Listën Serbe, pasi që serbët e Kosovës janë të liberalizuar.

Ai duke folur për të ardhmen e qeverisë, tha se nuk ka as ditë e as natë të sigurt për këtë.

Madje, nënkryetari i LDK-së, tha se e para që do ta rrëzoj këtë qeveri, është vetë PDK-ja, që është brenda koalicionit.

Duke folur për gjendjen e kreut të LDK-së, Isa Mustafës, tha se është çështje javësh kur ai do të kthehet në Kosovë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400